Sport
Portieri shkupjan Alban Miftari rikthehet te Skopje

Pasi ndërpreru bashkëpunimin pak ditë më parë me Vardarin e Forinës, portieri shkupjan Alban Miftari ka gjetur folen e re.
Miftari tashmë ka kompeltuar trasnferimin e tij në skuadrën e Skopjes. Palët kanë firmosur kontratë 1 vjeçare dhe sezonin e ri portën e skuadrës nga lagja e Hekuranas do ta mbrojë portieri shqiptar, pjesë e së cilës ishte edhe në të kaluarën.
“Rikthehem te Skopje për të arritur objektivin e njejtë që e arritëm para 3 viteve duke e kthyer Skopjen në Ligën e Parë. Shpresojmë që të njejtën ta bëjmë edhe në sezonin e ri”, është shprehur Alban Miftari.
Miftari gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për FC Shkupin, ndërsa ka pasur avanturë edhe jashtë Maqedonisë, dukë luajtur në Kosovë për Ferizajin dhe FC Vitia.























