Sport
Portieri Kenan Haxhihamza kalon te Ballkani

Portieri që së fundi ishte pjesë e Gjilanit, karrierën do ta vazhdojë në qytetin e Therandës.
Lajmi është konfirmuar nga Supersport, përcjell lajmi.net.
Përveç Haxhihamzës, te Ballkani, sot ose ditëve në vazhdim do të zyrtarizohen edhe tre futbollistë të tjerë.
Kujtojmë se Ballkani sot ka humbur finalen e Kupës së Kosovës, duke u mundur nga Prishtina me rezultat 1:0./Lajmi.net/






















