Sport
Portieri i talentuar i Kosovës, në formacionin e javës në Ukrainë

Ekipi i Halimit në xhiron e 30-të ka marrë një fitore tejet të rëndësishme me rezultat 4:1, ndaj Mariupol.
Në këtë ndeshje portieri kosovar ka bërë një mrekulli duke shpëtuar skuadrën në 6-të raste, dhe kështu u shpërblye si gardiani më i mirë i xhiros së 30-të.
Kurse, në Kosovë, Halimi ka mbrojtur portën e skuadrave si: Hajvalia, Drita e Vllaznia e Pozheranit.
Ekipi i Betim Halimit gjendet në pozitën 10-të me 27 pikë. /Lajmi.net/























