Connect with us

Kosovë

Policia jep detaje për vrasjen në Fushë Kosovë

Publikuar

Sot rreth orës 16:50 ka ndodhur një vrasje në Fushë Kosovë. Dyshohet se djali ia ka prerë kokën me sëpatë babait të tij.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës Daut Hoxha.

“Policia ka pranuar një informatë se në Fushë Kosovë ka ndodhur një vrasje. Për rreth 5 minuta njesitë policore kanë arritur në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arritur të arrestojnë një person të dyshuar. Njësitet relevante kanë dalur në lokacion dhe hetime të mëtejme janë në proces për tê sqaruar rrethanat tjera të rastit”, ka thënë ai për Periskopin.

NA NDIQ NË FACEBOOK