Sport
Përveç Interit, edhe gjiganti anglez kërkon David Alaban

Mbrojtësi i majtë ende nuk ka nënshkruar vazhdimin e kontratës me Bayern Munich, dhe mundësitë për largimin e tij janë të mëdha.
Dëshira e klubit bavarez është ta mbajnë në skuadër, por nëse lojtari dëshiron largimin, ata nuk do ta pengojnë në këtë.
Së fundi, është raportuar jo pak për interesimin e Interit, me Antonio Conten që synon të forcojë pozitat e krahut.
Por, Daily Mail raporton se përveç Interit, lojtari po kërkohet edhe nga Manchester City, përcjell lajmi.net.
Pep Guardiola ka punuar me të te Bayern Munich, dhe nuk do ta kishte të vështirë ta bindte për një transferim në ‘Etihad Stadium’./Lajmi.net/






















