Connect with us

Kosovë

Përplasje e ashpër në mes të ministrit Zemaj dhe Rexhep Selimit

Publikuar

më

Në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar seanca për pandeminë. Një përplasje tjetër ka ndodhur mes ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe deputetit të VV-së Rexhep Selimi, për atë së kush është fajtor për përhapjen e koronavirusit.

Aty u përmend edhe tubimi i fundit i VV-së, për të cilin Zemja tha se u përhap virusi.

“Na keni thirr me dhënë sqarime edhe s’po na lejoni. Po e përsërisë, shërbehuni me të dhëna zyrtare. Ne kemi mund ta zgjedhim edhe sistemin kinez edhe suedez. Jemi në këtë situatë çfare jemi koha është kjo, edhe angazhimi s’po mungon. Krejt çka duhet është bashkërendimi edhe me ju. Na ndihmoni në mbështetje të MSH-së rreth ngritjes së kapaciteteve. Ju e dini i merrni këto shërbime”, ka thënë Zemaj, raporton lajmi.net.

I menjëhershme ishte reagimi i Rexhep Selimit, i cili i tha ministrit se ju kemi ftuar të raportoni për punën tuaj dhe jo për punën e Kurtit e të ish-ministrit Vitia.

Selimi i ka kërkuar Zemaj, që t’ia thotë qoftë edhe një emër të pjesëmarrësve në tubimin e 12 qershorit që është infektuar me këtë virus.

“Ju jeni deklaruar që keni evidenca, madje kenë thënë që keni emra dhe mbiemra të aktivistëve, nëse jo publikisht ma thoni vetëm një emër se cili aktivist është infektuar pas tubimit të VV-së. A mundet ju të përgjigjeni për atë që jeni këtu për punën tuaj. Nuk ju kemi thirr të përgjigjeni për punën e ish-ministrit Vitia as të Kurit por për atë qe jeni këtu’, ka thënë Selimi.

Ministri Zemja ka replikuar sërish me Selimin duke i thënë se ata kanë vlerësim të situatës, dhe janë të njoftuar për çdo lëvizja, qoftë të qytetarëve apo të grupeve. Derisa shtoi se e vlerësojnë në bazë të lëvizjeve se kush është shpërndarës i virusit.

“Ne kemi një vlerësime të situatës për çdo ditë, edhe për ngjarjet ditore, edhe për lëvizjet e për grupet qoftë për festat, andaj ky është vlerësimi, qoftë për organizimet ose tubimet. Ne vjetërsojmë në bazë të lëvizjes që ndodhin në gjithë territorin e Kosovës. Kush është shpërndarës, kush llogaritet supërshpërndarës i infeksionit. Janë tubimet, gastronomia, kjo është gjendja. Vlerësimi jonë është t’i respektojmë masat. Ju kisha lut që të krijojmë pasqyrën që këto masa të respektohen. Edhe sistemet më të avancuar në botë pandemia i ka vënë në kolaps. Nëse shkojmë në hapa tjerë ne do të kërkojmë ndihmë nga Kuvendi”, ka thënë Zemaj.

Lajme10 minutes ago

Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të heshtim përballë gabimeve, partia nuk është pronë e askujt

Maqedoni40 minutes ago

Tentoi ta përplasë me veturë policin pyjor pasi nuk iu bind urdhrit për ndalim, arrestohet 53-vjeçari

Maqedoni1 hour ago

Thaçi: Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe do t’jetëserioz kur ta shoh Planin financiar për zbatimin e tij

Sport1 hour ago

“Po të mos ndëshkoheshim me karton të kuq, do të fitonim” – Kurti inkurajon “Dardanët”

Maqedoni2 hours ago

Futbolli dhe kujtesa shqiptare në zi: Shuhet Agron Memedi, ish-pjesëtari i UÇK-së dhe futbollisti që la gjurmë!

Maqedoni3 hours ago

LSDM akuzon Mickoskin se po tenton ta heshtë opozitën për skandalin e Alta Bankës

Lajme3 hours ago

Eljesa Neziri: 57% e të punësuarve në institucionin që drejtoj janë shqiptarë – patriotizmi matet me vepra, jo me fjalë!

Maqedoni3 hours ago

Arijanit Hoxha kërkon nga Zeqirija Ibrahimi të tregojë se sa vota siguroi për kandidatin e BDI-së në Butel?

Lajme3 hours ago

Mexhiti në Çarshinë Historike të Bursës: Shkëmbimi i përvojave me esnafët, në funksion të revitalizimit të Çarshisë tonë

Kosovë3 hours ago

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e vde’kjes kurse pronarin e lopës e arrestuan

Lajme3 hours ago

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

Shqipëri3 hours ago

“Drejt Shqipëria 2030”- Rama vendosi edhe Koçiun si drejtuese politike të PS në Tiranë, zv/kryeministrja: Do të vijojmë punën në çdo lagje e njësi!

NA NDIQ NË FACEBOOK