Connect with us

Lajme

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik në Shqipëri, Gjiknuri: Asgjë e re nga PD

Publikuar

Ka përfunduar pas 5 orësh, takimi i Këshillit Politik i thirrur nga opozita jashtëparlamentare në Shqipëri. Por pavarësisht kësaj kohe të gjatë diskutimesh, mazhoranca dhe opozita jashtëparlamentare nuk kanë gjetur konsensus mes tyre.

Gjatë fjalë së tij pas përfundimit të këtij takimi, përfaqësuesi i PS në këtë Këshilli, Damian Gjiknuri ka thënë se nga mbledhja nuk u arrit asgjë e re. Sipas Gjiknurit oferta e opozitës jashtë-parlamentare nuk ofron kompromis.

Më tej ai ka shtuar se PD dhe LSI nuk po gjejnë një vend shembull për sa u përket koalicioneve./tch/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK