Connect with us

Sport

Përforcimi i ri i Man Utd kushton 87 milionë euro

Publikuar

Manchester United ka mësuar çmimin e një objektivi të madh për sezonin e ri.

Pronari i Aston Villas, Nassef Sairis ka paralajmëruar se klubet e interesuara për transferimin e Jack Grealish duhet të paguajnë 87 milionë euro për kapitenin e ekipit, shkruan tabloidi britanik Mirror, transmeton lajmi.net.

Manchester United spekulohet se udhëheq garën për transferimin e mesfushorit anglez.

Por, klubi nga Old Trafford duhet të plotësojë kërkesën e Aston Villas për të siguruar shërbimet e tij. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK