Connect with us

Shëndetësi

Përfaqësuesit e partive shqiptare në takim me Vuçiqin: Integroni shqiptarët në institucionet serbe

Publikuar

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është takuar sot me përfaqësuesit e listës zgjedhore “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”.

Mediat serbe raportojnë se në takim, Vuçiq dëgjoi propozimet, kërkesat dhe nevojat e tyre.

Përfaqësuesit e partive shqiptare folën për qëllimin që shqiptarët të integrohen sa më shumë në institucionet e shtetit të Serbisë, si dhe për domosdoshmërinë e përparimit ekonomik, si në jug të Serbisë, ashtu edhe në të gjithë vendin, raporton Danas, transmeton Klan Kosova.

Vuçiq theksoi se do t`i informojë përfaqësuesit e partive shqiptare në 14 ditët e ardhshme për rrjedhën e mëtejshme të formimit të Qeverisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK