Connect with us

Kosovë

Për 24 orë raste të reja me Covid-19 në 100 vendbanime të Kosovës

Publikuar

Për vetëm 24 orë, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit publik del se raste të reja janë konfirmuar në hiç më pak se 100 vendbanime në gjithë territorin e Kosovës. 

258 raste të reja u regjistruan sot, ndërkohë 196 persona janë shëruar nga Covid-19.

Prishtina vazhdon të mbetet vendbanimi më i prekur me 49 raste ndërsa si komunë ka pasur 53 sosh – çka shënon një rënie të vogël në krahasim me ditët dhe javët e kaluara, përcjell Periskopi.

Por, krahas Prishtinës me katër fshatra të saj, edhe 96 vendbanime të tjera kanë të infektuar në këto 24 orë.

Peja dhe Gjilani mbi 20, njëra 28 dhe tjetra 24 sosh.

Më poshtë e keni tabelën me vendbanime: 

NA NDIQ NË FACEBOOK