Connect with us

Kosovë

Pasi i shkoi në shtëpi për t’ia kërkuar votën për votimin e Qeverisë, Haradinaj e merr në parti Haxhi Shalën

Publikuar

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala ka aderuar në partinë e Ramush Haradinajt, shkruan Periskopi.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i AAK-së Ramush Haradinaj.

Ish deputeti i Nismës Socialdemokrate. Haxhi Shala kishte deklaruar se një natë para votimit të qeverisë Hoti, ish kryemininistri Haradinaj dhe presienti Thaçi i kishn shkuar në shtëpia për tia kërkuar votën për votimin e Qeverisë.

Njoftimi i Haradinajt:

Sot pata nderin që me z. Haxhi Shalën, deputet në Kuvendin e Kosovës, të vendosim të rrugëtojmë së bashku në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Vendosëm që bashkërisht t’i shërbejmë interesave të vendit, në këto kohë të ndjeshme dhe në të gjitha etapat e radhës.
Jam mirënjohës për deputetin Shala, tash kolegë në Aleancë, për angazhimin e tij në proceset e deritashme të rëndësishme për vendin tonë, si dhe për vendimin që së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë të vazhdojnë rrugëtimin politik në AAK.

RH

NA NDIQ NË FACEBOOK