Connect with us

Kosovë

Pas tri testeve pozitiv për COVID-19, në të katërtin del negativ presidenti i Brazilit

Publikuar

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka njoftuar se ka dalë negativ në testin për koronavirus nëpërmjet llogarisë së tij zyrtare në ‘Facebook’ këtë të shtunë.

Presidenti brazilian pasi doli pozitiv për herë të tretë të mërkurën, teksa sot njoftoi se është shëruar nga COVID-19, transmeton lajmi.net.

“Mirëmëngjes të gjithëve”, shkroi Bolsonaro në llogarinë personale në Facebook, me një mesazh sqarues lidhur me ecurinë e testimit.

Numrat e testimit të 65-vjeçarit janë diskutabile, pasi që i pari i vendit nuk dha detaje të shumta lidhur me testimin.

Bolsonaro vazhdimisht ka ironizuar me pandeminë dhe distancën fizike, ndonëse Brazili u bë vendi i dytë pas SHBA-ve me numrin më të madh të njerëzve të vdekur nga Covid-19.

NA NDIQ NË FACEBOOK