Connect with us

Sport

Pas Pjanic, ky do të jetë transferimi i radhës i Barcelonës

Publikuar

Kjo është arsyeja pse shtypi katalan ka filluar të shikojë të ardhmen, përtej këtij kampionati, dhe në kopertinat e sotme, diskutohet për Barcelonën, ku janë përfshirë dy emra të njohur, Eric Garia dhe Miralem Pjanic.

Katalanët, tashmë kanë siguruar shërbimet e mesfushorit boshnjak, pas një marrëveshje me Juventusin, me Arthur që do të transferohet në Torino.

Ardhja e dytë e Barcelonës këtë verë mund të jetë mbrojtësi i ri i Manchester Cityt, Eric Garcia.

Garcia ishte trajnuar në La Masia para kalimi te skuadra e Pep Guardiola, por kontrata me anglezët përfundon vitin e ardhshëm, dhe atij mund t’i lejohet një rikthim në ‘Camp Nou’ këtë verë.

Rikthimi i Garcias do të ishte një garancë për mbrojtjen e Barcelonës për të ardhmen, të cilët që pas pensionimit të Carles Puyol, kanë dështuar të gjejnë një partner për Gerard Pique./Lajmi.net/