Connect with us

Sport

Pas humbjes së thellë nga Man City, Kloppit nuk i pëlqeu kjo pyetje e gazetari

Publikuar

Skuadra e Manchester Cityt, fillimisht i nderoi kampionët e rinj të Premierligës duke u krijuar ‘korridorin e nderit’, por në ndeshje, nuk i “ledhatuan” aspak të kuqtë, duke i mposhtur 4:0.

Pas ndeshjes, trajnerit të Liverpoolt, Jurgen Klopp nuk i pëlqeu pyetja e gazetarit, që e pyeti gjermanin nëse skuadra e tij kishte qasjen e duhur dhe se a ishte e rëndësishme ndeshja kundër Man City.

“Ishte e rëndësishme? Unë mendoj se kemi pasur një qëndrim të shkëlqyeshëm. Problemi është se City mendoi më shpejt se ne. Neve na mungonte rrjedhshmëria në lojë, dhe kundër një ekipi si City, atëherë ju keni problem të tmerrshëm. Ne kishim shanset tona. Ne kemi pasur periudha të mira në këtë ndeshje, por nuk i shfrytëzuam mundësitë tona, dhe duhet të pajtohemi me rezultatin. Manchester City janë fantastik”, ka deklaruar Klopp, përcjell lajmi.net.

Gazetari insistoi duke e pyetur përsëri nëse qëndrimi i skuadrës së tij ishte i mirë.

“Hera e dytë që më pyet kështu. Nëse dëshiron ta dërgosh këtë histori në atë drejtim, kjo është e drejta juaj, por unë jam i kënaqur me qasjen që kishte ekipi im. Nëse ka një ekip në botë që mund të na mposht kështu, atëherë ky është Manchester City”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK