Kosovë
Pas 86 vjetësh falet namazi i Bajramit në Xhaminë e Madhe të Ajasofjes

Qytetarë nga Stambolli dhe të ardhur nga qytete dhe shtete të tjera mbushën xhaminë dhe sheshin e Ajasofjes me dëshirën për të falur namazin e Kurban Bajramit. Ndërkohë është vërejtur intensitet në pikat e sigurisë që u formuan në zona të ndryshme për vajtjen në drejtim të xhamisë.
Qytetarët falën namazin e bajramit me sexhadet e sjella me vete mbi hasrat e shtruara në sheshin e Ajasofjes në vendet e përcaktuara nga bashkia me qëllim respektimin e rregullit të distancimit dhe kryerjen e adhurimit në një mjedis komod.
Para namazit të Bajramit, myftiu i Stambollit, Prof. Dr. Mehmet Emin Maşalı lexoi lutjen dhe namazi i parë i Bajramit pas 86 vitesh në Ajasofje u fal nga kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Prof. Dr. Ali Erbaş.
Po ashtu namazin e parë të Bajramit në Ajasofje e falën edhe kreu i Parlamentit të Turqisë, Mustafa Şentop, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoğlu, guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya, deputeti i partisë AK për Stambollin Ahmet Hamdi Çamlı dhe kryetari i bashkisë Fatih, Mehmet Ergün Turan.




















