Connect with us

Lajme

Pas 2 gushtit, bisedimet për qeverinë e re

Publikuar

më

Dhjetë ditë pas zgjedhjeve partitë ende nuk i shpalosin planet e tyre se si do arrijnë deri tek shumica e nevojshme për formimin e Qeverisë. LSDM e përsëriti qëndrimin se bisedimet për Qeverinë e re do fillojnë javën e ardhshme pas festës së Ilindenit. Edhe sot partia e Zaevit u bëri thirrje të gjithë deputetëve të bashkëngjiten në, siç thonë, politikave reformuese për ekonomi të re zhvillimore, të ardhme të sigurt dhe drejtësi.

“Të gjithë deputetët në përbërjen e re në Kuvend do kenë mundësi t’u bashkëngjiten forcave progresive të LSDM-së që sigurojnë sukses, përparim dhe zhvillim të mbështetur nga shumica e qytetarëve dhe nga Bashkësia ndërkombëtare”- thanë nga LSDM.

Nga VMRO-DPMNE thonë se janë në bisedime joformale, por nuk duan të shpalosin hollësi deri në epilogun përfundimtarë të bisedimeve.

“Qëndrimin tonë lidhur me këtë çështje e kemi thënë shumë herë publikisht. Në Kuvend për momentin ka disa parti politike që vijnë nga blloku shqiptarë, dhe siç thashë, zhvillohen bisedime joformale dhe në momentin kur do ketë diçka më shumë për ta njoftuar opinionin, ne do e bëjmë atë”- deklaroi Igor Janushev, Sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së

BDI-ja fushatën e fokusoi tek kryeministri shqiptar, ndërsa në paraqitjet e fundit, funksionarët e integristëve thonë se prioritet në negociata për qeverinë e re do të ketë marrëveshjen e Prespës, Marrëveshjen me Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Ohrit.

Për Aleancën për shqiptarët dhe Alternativën të gjitha opsionet janë të hapura, përveç Qeverisë ku BDI do ishte partneri i tyre i koalicionit./alsat/

Lajme8 minutes ago

Nëna e një vajze me fibrozë cistike i shkruan letër Vitisë: Fëmijët tanë kanë nevojë të marrin frymë

Lajme12 minutes ago

Ali Ahmeti në Saraj, Ramadan Emini zgjidhet kryetar i Forumit Rinor të BDI-së

Maqedoni41 minutes ago

Kujdes shoferë, nga nesër gjobat për pajisjet dimërore!

Shqipëri1 hour ago

“Nuk ka nevojë të shkojmë deri në Kuç!”- Rama ndan fotot dhe mesazhin pas Asamblesë: 9 Maji 2027 do të jetë Dita e Europës dhe e PS-së

Lajme2 hours ago

Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të heshtim përballë gabimeve, partia nuk është pronë e askujt

Maqedoni3 hours ago

Tentoi ta përplasë me veturë policin pyjor pasi nuk iu bind urdhrit për ndalim, arrestohet 53-vjeçari

Maqedoni3 hours ago

Thaçi: Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe do t’jetëserioz kur ta shoh Planin financiar për zbatimin e tij

Sport3 hours ago

“Po të mos ndëshkoheshim me karton të kuq, do të fitonim” – Kurti inkurajon “Dardanët”

Maqedoni4 hours ago

Futbolli dhe kujtesa shqiptare në zi: Shuhet Agron Memedi, ish-pjesëtari i UÇK-së dhe futbollisti që la gjurmë!

Maqedoni5 hours ago

LSDM akuzon Mickoskin se po tenton ta heshtë opozitën për skandalin e Alta Bankës

Lajme5 hours ago

Eljesa Neziri: 57% e të punësuarve në institucionin që drejtoj janë shqiptarë – patriotizmi matet me vepra, jo me fjalë!

Maqedoni5 hours ago

Arijanit Hoxha kërkon nga Zeqirija Ibrahimi të tregojë se sa vota siguroi për kandidatin e BDI-së në Butel?

NA NDIQ NË FACEBOOK