Connect with us

Kosovë

Pacolli nga VV i hakmerret Gaxherrit pas sulmeve në Kuvend në platformën online të partisë

Publikuar

Deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacollit, duket se nuk i ka mjaftuar përplasja në seancën e Kuvendit me deputeten e LDK-së, znj.Besa Gaxherri. 

Ajo së fundi e ka sulmuar në platformën e Vetëvendosjes në Facebook znj.Gaxherri për hipokrizi.

Gaxherri nga LDK-ja kishte sulmuar Pacollin se “po flisnin pallavra” disa herë radhazi duke e akuzuar po ashtu se nuk kishin “punuar asgjë”.

Pacolli ndërkohë i ka përmendur asaj maskën që e bartte, e duke i thënë se ishte marrë falas në Kuvend. Një gjë të tilël e ka përmendur edhe deputetja tjetër e VV-së, znj.Fatmire Mulhaxha Kollçaku, përcjell Periskopi.

Gaxherri ndërkohë ka deklaruar se atë maskë e kishte marrë falas, por se kishte edhe të tjera të cilat i kishte qepur vetë.

Znj.Pacolli ndërkohë ka deklaruar se bindja e Gaxherrit se nuk ka buxhet për maska falas për të gjithë qytetarët është e gabuar pasi që ka buxhet për maska falas për deputetët.

Në fakt, numri i deputetëve në Kuvendin e Kosovës aktualisht është më i vogël (120) se sa numri i banorëve në Republikën e Kosovës (mbi 1 milion e 700 mijë).

Statusi i plotë dhe i paredaktuar në faqen “me kryeministrin” në Facebook: 

Çfarë hipokrite? Deputetja e LDK-së, znj Besa Gaxherri, flet kundër amandamentit të propozuar për sigurimin e maskave falas për qytetarët. Sipas saj nuk ka buxhet për këtë.

POR, PËRDERISA FLET KUNDËR MASKAVE FALAS PËR QYTETARË, AJO SOT PO MBANË MASKËN QË KA MARR FALAS NGA KUVENDI ?‍♀️

Për deputetët paska buxhet për maska falas a për qytetarët nuk paska.

NA NDIQ NË FACEBOOK