Connect with us

Kosovë

Pacolli e quan Zemajn ‘Ministër Jurist Zezaj’

Publikuar

më

Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, i është kundërpërgjigjur ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka reaguar pasi ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i akuzoi deputetët e LVV-së në Kuvend se po i ikin testimit për Covid-19.

Pacolli e ka quajtur Zemajn “ministri Zezaj”, ndërsa ka shtuar se vetëm me shikim në sy ai mund të dijë nëse jeni të infektuar me koronavirusin e ri.

“Skeni më nevojë të bëni teste Ministri Jurist Zezaj posa t’iu shikoj në sy e din a jeni me COVID-19 a jo”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndërkohë debati në Kuvendin e Kosovës ende po vazhdon.

NA NDIQ NË FACEBOOK