Connect with us

Kosovë

Pa asnjë sëmundje: Vdes 35 vjeçari nga Ferizaji me simptoma të Covid-19

Publikuar

Një qytetar 35 vjeçar nga qyteti i Ferizajit që po trajtohet për Covid-19 ka vdekur gjatë ditës së sotme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Këtë lajm tragjik e bëri të ditur Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj, Bekim Ademi, për një portal kosovar.

Ai shtoi po ashtu se 35 vjeçari nuk kishte pasur asnjë sëmundje tjetër shoqëruese.

“Ishim në pritje të rezultatit për Covid-19,” tha ai.

35 vjeçari kishte qenë me simptoma të SARS-Cov-2 për afërisht 2 javë dhe ishte vendosur në oksigjenoterapi. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK