Connect with us

Lajme

Osmani pas takimit me Bashën: Në Shqipëri duhet të kundërshtohet ideja e shkëmbimit të territoreve

Publikuar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar bashkërendim më të madh ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në shumë tema.

Osmani pas takimit me liderin e Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha përmes një konferencë të përbashkët për medie tha se është e nevojshme që çdokush në Shqipëri të flasë kundër ideve për shkëmbim territoresh.

“Është e domosdoshme që Kosova dhe Shqipëria të bashkërendojnë raportet ndërmjet dy vendeve. E veçmas në ekonomi dhe politikë të jashtme. Është e nevojshme që çdokush në Shqipëri të flasë kundër ideve për shkëmbim territoresh”.

Ndërkaq, Basha tha se dialogu me Serbinë duhet të jetë rruga për të ecur përpara, por me qëllimin e njohjes reciproke/KP.

NA NDIQ NË FACEBOOK