Connect with us

Sport

Oscar dëshiron të mbrojë ngjyrat e Kinës

Publikuar

Dikur nga yjet më premtues në futbollin brazilian, Oscar bënte bujë të madhe duke siguruar edhe një transferim te skuadra e Chelsea.

Me paraqitjet e tij ai siguronte një vend edhe në kombëtaren e Brazilit, ku ishte i rregullt një kohë.

Por, paratë e shumta nga Kina bënë që ai të hiqte dorë nga futbolli evropian për të kaluar në Superligën e Kinës, ku edhe aktivizohet aktualisht.

Niveli i ulët atje ka bërë që lojtari të humb vendin në kombëtare, kurse ai tashmë dëshiron të përfaqësojë Kinën.

“Sigurisht, unë mund të mendojë për atë sepse është e vështirë të shkojë në kombëtaren e Brazilit tani që jam këtu, por në Kinë, të gjithë e dinë sa i mirë jam”, ka thënë Oscar, transmeton lajmi.net.

“Kombëtarja e Kinës ka nevojë për një mesfushor të mirë, kështu që mendoj se mund t’i ndihmojë ata me këtë. Më pëlqen Kina”, ka thënë mes tjerash ish mesfushori i Chelsea.

Oscat dikur deklaronte se më me qejf fiton para në Kinë, sesa të bëhet kampion bote me Brazilin dhe më pas të vuajë nga varfëria. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK