Connect with us

Sport

Oferta e fundit për blerjen e Sanchos

Publikuar

Manchester United vazhdon të insistojë për transferimin e yllit të Borussia Dortmund, Jadon Sancho.

Tabloidi britanik “Daily Star” raporton se Red Devils kanë bërë gati ofertën e fundit që nuk do të jetë më e lartë se 90 milionë euro, 20 milionë euro më pak se kërkesa e klubit nga Signal Iduna Park, transmeton lajmi.net.

Sancho dëshiron të rikthehet në Premierligë dhe Manchester United përfaqëson një mundësi të mirë.

Por, mbetet të shihet nëse Borussia Dortmund do ta pranojë ofertën e fundit nga Manchester United. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK