Connect with us

Sport

“Nuk mund ta imagjinoj Barcelonën pa Messin”

Publikuar

Ylli argjentinas lidhet me një largim të mundshëm nga Barcelona, jo për herë të parë, dhe këto zëra po qarkullojnë me të madhe.

Lidhur me gjitha këto ka folur ish anëtari i Barcelonës, Van Bronckhorst, i cili ka thënë se nuk mund ta imagjinojë Barcelonën pa Lionel Messin.

“Do të doja që ta shihja atë si pjesë të Barcelonës për gjithë karrierën e tij”, ka thënë Van Bronckhorst, transmeton lajmi.net.

“Ai është një nga pak lojtarët që qëndron gjithë karrierën në një klub. E admiroj si person dhe si lojtar, dhe shpresoj që ai qëndron aty. Këtë do të doja ta shihja”, ka shtuar ish mbrojtësi i majtë.

“Ai do të vendos vet, por unë nuk mund ta imagjinojë Barcelonën pa të”, ishin fjalët e holandezit.

Messi ka qenë edhe këtë sezon më i miri te Barcelona, skuadër kjo që duket tashmë si “ushtri me një person”. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK