Connect with us

Religjion

Njeriu mendjeprehtë dhe i guximshëm humbjen e shndërron në fitore

Publikuar

më

Njeriu mendjeprehtë dhe i guximshëm humbjen e shndërron në fitore, kurse
injoranti i padijshmëm nga një humbje i bën dy

I Dërguari i Allahut (savs), pasi u dëbua nga Meka, në Medine e ndërtoi një shtet, mbi parimet e Shpalljes, i cili ishte shembull i drejtësisë, sigurisë, lirisë së vërtetë dhe prosperitetit. Disa do të thonë, por ai ka qenë i Dërguari i Allahut, njeriu më i mirë dhe pejgamberi më i zgjedhur i Allahut, ai ka jetuar dhe detyrën e tij e ka kryer nën mbrojtjen e vazhdueshme të Allahut, çdo ditë është shoqëruar me melekun Xhibril dhe ka qenë i pastër nga mëkatet.

Mirëpo, ka edhe shumë gjigantë
të tjerë islamikë, të cilët, me ndihmën e Allahut, sprovat dhe vuajtjet e tyre i
kanë shndërruar në sukses dhe fitore.

Ahmed ibn Hanbeli ishte
dërguar në burg, ishte rrahur me kamxhik për shkak të pikëpamjeve të tij, por
ai u bë imam dhe mbrojtës i Sunetit.

Ebu Hanifja pati sprova të
ngjashme, por përkundër të gjitha sprovave, ndaj të cilave ishte ekspozuar, ai
u bë i njohur me pseudonimin “Imamul-‘Adham” (Imami më i madh),
do të thotë dijetari më i mirë islam.

Prandaj, nëse ju bie një fatkeqësi,
shikoni në anën e ndritshme të asaj fatkeqësie. Nëse dikush ju ofron një gotë
limon të hidhur, ju shtoni në të një lugë sheqer.

Nëse ju kafshon një akrep,
dijeni që ai është serumi dhe mbrojtja më e mirë kundër helmit të gjarprit.

Mundohuni të përshtateni
me situatën tuaj të vështirë dhe rrugën me gjemba, në mënyrë që nga gjendja e
tillë të rriten lulet dhe trëndafilat aromatik. Sepse: “Ndoshta ju urreni
diçka, por ajo është mirë për ju.”
(Kuran)

Përmendet se qeveria
franceze, para Revolucionit francez, i kishte burgosur ​​dy poetë. Njëri prej
tyre ishte optimist i madh, kurse tjetri ishte pesimist i madh. Pasi që prapa
tyre u mbyllën portat e rënda të burgut, poeti pesimist shikoi nëpër dritare dhe
duke shikuar në rrugën me baltë pranë burgut, filloi të qajë, kurse poeti
optimist, i shikoi yjet dhe qeshi.

Gjithmonë shikoni në anën
tjetër të tragjedisë, sepse e keqja nuk është e përhershme dhe e vazhdueshme,
dhe pas saj vjen e mira, fitimi, fitorja dhe shpërblimi. Vetëm se njeriu duhet
të luftojë dhe të këmbëngulë në rrugën e së vërtetës dhe të mirës, dhe mos të ulet
e të ankohet për fatin.

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

Shqipëri26 minutes ago

Kukësi akuzon për dhunë: Lojtarët morën dëmtime fizike, kemi bërë kallëzim

Lajme1 hour ago

Bekim Sali dhe Edi Rama shpallosin pllakatën Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Manastir

Lajme1 hour ago

“Mos e prekni shqipen!” – Në Ditën e Alfabetit, të rinjtë e BDI-së protestojnë para Kushtetueses!

Lajme1 hour ago

Mashtronte kinse vuante nga leukemia, arrestohet në Gjilan pasi dyshohet se përmes “GoFundMe” grumbulloi mbi 189 mijë euro

Lajme1 hour ago

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Lajme2 hours ago

Mesazh emocionues nga Lazim Destani për Ditën e Alfabetit: “Gjuha shqipe na bashkon, ta përcjellim me dashuri te brezat që vijnë!”

Maqedoni2 hours ago

Rregulla të reja për regjistrimin e automjeteve: Gjoba prej 100 dhe 500 eurosh

Maqedoni2 hours ago

Alarmante: 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit seksual në internet

Shqipëri2 hours ago

Kumbaro dënon sulmet ndaj të rinjve që takuan Ramën: Linçimi në rrjetet sociale është terrorizim i hapësirës publike

Lajme3 hours ago

Deputeti Burim Ramadani rendit dështimet e Qeverisë Kurti: Çështja e rrymes ia ka qit kulmin!

Lajme3 hours ago

Kasami pas takimit me Ramën: Vazhdojmë ta bëjmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën

Lajme4 hours ago

Edi Rama: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

NA NDIQ NË FACEBOOK