Sport
Një vit më parë, hendbollistët detyruan Spanjën ta ‘njohin’ Kosovën

Në Spanjën që nuk na njeh, gjetën flamurin e Kosovës, dëgjuan himnin tonë.
Shtetin e përfaqësuan me dinjitet në botërorin e juniorëve, përkrah superfuqive të sportit.
Këtë, si zakonisht, e bëri të mundur hendbolli, djemtë tanë, federata jonë.
Spanja ishte vetëm një stacion në rrugëtimin e tyre për nivel gjithnjë e më lartë.
Nuk ka gjasa të ndalen, ndonëse kjo mund t’i pengojë dikujt… /Lajmi.net/




















