Connect with us

Sport

Një rast pozitiv me koronavirus te skuadra e Parmas

Publikuar

Skuadra e Parmas ka mësuar për një rast pozitiv me koronavirus në skuadrën e tyre, përcjell lajmi.net

Lajmin e ka konfirmuar vet skuadra përmes faqes zyrtare të saj, duke shpjeguar se bëhet fjalë për një anëtar, dhe jo ndonjë futbollist.

Rasti pozitiv është krejtësisht asimptomatik dhe i izoluar sipas protokollit.

Të gjithë të tjerët kanë rezultuar negativë dhe janë izoluar në qendrën sportive, por ata do të kenë mundësi të vazhdojnë aktivitetet, sigurisht, të monitoruar sipas protokollit aktual.

Identiteti i të infektuarit nuk është zbuluar nga skuadra e Parmas. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK