Sport
Niko Kovac bëhet me skuadër të re

Spanjolli zbarkoi në Principatë më 28 dhjetor dhe shtatë muaj më vonë e la ekipin pasi kishte regjistruar shtatë fitore, dy barazime dhe katër humbje.
Bordi drejtues i Monacos, i udhëhequr nga drejtori i ri sportiv Paul Mitchell i grupit Red Bull, është në kërkim të një identiteti të ri dhe ka zgjedhur ta largojnë trajnerin katalan, i cili nuk korrespondon me idenë që ka. Në këtë rast, drejtuesit më të lartë, Dimitri Rybolovlev dhe Oleg Petrov, e kanë konsideruar Morenon njeriun e gabuar për menaxhimin e dhomave të zhveshjes së Monacos, për shkak të përvojës jo të mjaftueshme në bankinë.
Para pauzës së shkaktuar nga COVID-19, Monaco renditej e nënta në Ligue 1 e për rrjedhojë mbeti jashtë zonës Champions (në Francë u ndërpre përfundimisht kampionat dhe u mor për bazë renditja në atë moment. Po kështu, skuadra e Principatës u eliminua Saint Etienne në fazat me eliminim të drejtpërdrejtë në Kupën e Francës.






















