Kosovë
Nga sonte, kafiteritë punojnë me orar më të zgjatur

Me këtë rast, sektorit të gastronomisë i shtohet edhe një orë e gjysmë punë e lejuar.
“Nga data 28 korrik 2020 të gjitha subjekteve që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë, klubet e natës dhe të ngjashme, iu ndalohet funksionimi nga ora 22:30 deri në 05:00 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.
“Jashtë këtij orari mund të punojnë vetëm në hapësira të hapura duke respektuar distancën prej 1.5 metra hapësirë ndërmjet tavolinave, si dhe shërbimet take-away (merre me vete)”, thuhet në njërën prej pikave të këtij propozim-vendimit”.






















