Sport
Neymar në pritje të ofertës nga Barcelona

Ylli brazilian, Neymar, është para vendimit për të ardhmen e tij, tashmë kur merkatoja e verës është shumë afër.
Anësori i PSG pritet të vazhdojë qëndrimin e tij në kryeqytetin francez, megjithatë gjërat mund të ndryshojnë.
Sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, Neymar po pret për një ofertë të Barcelonës, transmeton lajmi.net.
Në Francë janë të bindur se Neymar qëndron, por lojtari nuk dëshiron të nxitohet, për të mos humbur ndonjë mundësi që të kthehet në ‘Camp Nou’.
Mbetet të shihet se si do të caktohet fati i Neymar gjatë merkatos së verës. /Lajmi.net/






















