Connect with us

Sport

Neuer filmohet duke kënduar këngë nacionaliste kroate

Publikuar

Në videon që u shpërnda në mediat sociale, Neuer shihet me një grup burrash në një plazh duke kënduar “Lijepa li si” (E bukur je).

Kjo këngë i referohet Herceg-Bosnjës, një zone në Bosnje dhe Hercegovinë, të pretenduar nga nacioanlistët kroatë në vitet 1990, të cilët mbështeteshin nga Qeveria në Zagreb gjatë luftërave në Ballkan.

Neuer aktualisht është në pushime në Kroaci me trajnerin e tij të portierëve, Toni Tapallovic, raporton BBC.

Tapallovic ka lindur në Gjermani, por është me origjinë kroate.

Nuk është e qartë nëse Neuer i ka kuptuar fjalët e këngës.

Menaxheri personal i tij i tha gazetës Bild se ai nuk flet kroatisht.

NA NDIQ NË FACEBOOK