Connect with us

Sport

“Nëse Hamilton do të ishte te Ferrari, nuk do të ishte fitues”

Publikuar

Ylli britanik i Formula 1, Lewis Hamilton, e ka nisur shumë mirë edhe edicionin 2020 në F1, duke fituar dy gara.

Piloti i Mercedes ka qenë i pakapshëm, duke dominuar si në kualifikuese, ashtu edhe nëpër gara.

Por, sipas ish shefit të Mercedes, Norbert Haug, Hamilton po fiton me Mercedes, pasi po të ishte te Ferrari nuk do të ishte fitues.

“Nëse Hamilton do të ishte te Ferrari tani, ai nuk do të ishte një pilot fitues”, ka thënë Haug, transmeton lajmi.net.

Ferrari ka pasur probleme të shumta këtë vit qysh në tri garat e para, me makinën që ka dështuar në disa raste.

Mbetet të shihet nëse gjatë sezonin ‘kokëkuqja’ do të arrijë të kthehet në ritëm. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK