Connect with us

Kosovë

Në Kosovë janë 2676 raste aktive me koronavirus

Publikuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot janë testuar gjithsej 562 mostra të marra në terren prej të cilëve rezultojnë 145 raste pozitive me koronavirus, kurse numri i rasteve aktive është 2676.

Sipas Institutit gjatë ditës, numri total i rasteve pozitive është 5617 raste nga 30567 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 130 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërsa, janë shëruar 171 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarave deri më sot është 2.811 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2676.

Rasti i parë me koronavirus në Kosovë u konfirmua më 14 mars të këtij viti.

Duhet theksuara se gjatë ditës ka vdekur edhe një person i tretë nga Komuna e Gjilanit duke çuar në 131 numrin e përgjithshëm të viktimave nga koronavirusi në Kosovë.

NA NDIQ NË FACEBOOK