Connect with us

Kosovë

Në fshatin e kryeministrit Hoti keqtrajtohen kafshët shkaku i Kurban Bajramit (Foto)

Publikuar

Kurban Bajrami po afron, e me të edhe abuzimi i tmerrshëm me kafshët që në mënyra të ligjshme e të paligjshme shit-blehen dhe më pas masakrohen. Dhe, duket se përjashtim nga kjo ndodhi e tmerrshme nuk përbën as fshati i kryeministrit Hoti, Ratkoci, madje edhe në kohë pandemie. 

Një lexues i Periskopit ka ndarë fotografitë që shpërfaqin fenomenin e tmerrshëm të shit-blerjes së kafshëve në mënyrë ilegale, madje mu në fshatin prej nga vjen kryeministri Avdullah Hoti.

Aty shihen disa tregtarë gjedhesh ndërsa lexuesi ka treguar se ndër kafshët e shitur e blerë janë edhe qingjat, përcjell Periskopi.

Fati i këtyre kafshëve dihet nga praktikat e mëhershme se nuk do të jetë aspak i mirë.

Pandemia SARS-CoV-2 shkencëtarët besojnë se ka ndodhur pikërisht për shkak të tregtisë ilegale me kafshë të egra, në këtë rast me lakuriqtë.

Nuk dihet as arsyeja pse aktivistët për mbrojtjen e kafshëve deri më tash nuk kanë mbajtur protesta për denoncimin e këtyre dukurive të shëmtuara. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK