Connect with us

Kosovë

Në betejë me koronavirusin: Rrëfime rrëqethëse brenda Klinikës së Pulmologjisë

Publikuar

Njëri nga pacientët me COVID-19, i hospitalizuar në Klinikën e Pulmologjisë, ka thënë se është i shtrirë tash e 16 ditë për shkak të vështirësive nga sëmundja.

I infektuari me koronavirus që vie nga një fshat i Komunës së Drenasit, në rrëfimin e tij për Klan Kosovën ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të marrin virusin më seriozisht.

”Le ta besojnë se ka virus, është shumë e vështirë. Telashja më e madhe që kam pasur është se kam ngelur pa frymë. Që 16 ditë jam në gjendje tillë. Kam besuar se ekziston ky virus, por jo aq sa tani”.

Ndërsa një tjetër pacient 72 vjeçar nga Komuna e Dragashit, tashmë veç është shëruar nga COVID-19.

Ai ka thënë se simptomën e vetme të virusit i kishte ethet.

”Kam ardhë, kam besuar se ka virus. Kam ardhur këtu dhe këtu po punohet, kushdo që ka ankesa të  koronavirusit le të vijë dhe ta shpëtojë veten”, thotë ai.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK