Connect with us

Lajme

Ndryshimet kushtetuese, raportuesi për Çështjet Europiane në Bundestag: Palët duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku

Publikuar

Florian Hahn, raportuesi për Cështjet Europiane në Bundestagun gjerman ka përshëndetur vendimin e Kuvendit të Shqipërisë sot për të ndryshuar kushtetutën me qëllim hapjen e listave.

Përmes një postimi në twitter ai e cilëson këtë demokratizim të mëtejshëm të procesit zgjedhor, ndërsa u kërkon palëve që të punojnë bashkë.

“Ne përgëzojmë Parlamentin shqiptar për përmbushjen e Marrëveshjes së Këshillit Politik dhe kërkesën e Bundestagut për të miratuar një rekomandim të OSBE / ODHIR të bazuar në Reformën Zgjedhore dhe demokratizimin e mëtejshëm të procesit zgjedhor. Por, të gjitha palët duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku”, raporton Tch.

NA NDIQ NË FACEBOOK