Connect with us

Sport

Ndeshje e “çmendur” në Championship, Wigan e mund 8:0 Hullin, 7 gola ia shënoi në pjesën e parë

Publikuar

Wigan,e dhe pse po përballet me probleme të mëdha financiare, ka arritur të deklasojë Hullin, në ndeshjen e xhiros së 44-të, shkruan lajmi.net.

Në pjesën e parë, Wigan ishin të papërmbajtshëm, duke shënuar shtatë gola, për 7:0.

Vendasit në pjesën e dytë shënuan edhe një gol, për 8:0.

Wigan pas 44 ndeshjeve renditet në vendin e 13 me 57 pikë, ndërsa Hull është duke rrezikuar seriozisht rënien në divizionin e tretë të Anglisë, pasi zë vendin e 22 në tabelë.

Kujtojmë se të dy skuadrat në të kaluarën kanë qenë pjesë e Premierligës./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK