Lajme
Ndërpritet votimi në Butel, votuesi i partisë në pushtet fotografon votën, është arrestuar nga policia

Një incident i vogël ka ndodhur sot në një vendvotim në Butel, merr vesh 24 info. Sipas këtij mediumi, një votues në vendvotimin numër 2909 në shkollën fillore “Zhivko Brajkovski” e ka fotografuar votën, pas së cilës është ndërprerë votimi.
Votuesi është arrestuar.
Sipas Kodit Penal, dënimi për vepra të këtilla dhe të ngjashme që lidhen me procesin zgjedhor janë me dënim me burg deri në tre vite.
















