Sport
Napoli vazhdon betejën për një vend që dërgon në Ligën e Evropës

Dries Mertens me një gol në minutën e fundit të pjesës së parë, i dha epërsinë 0-1 Napolit, shkruan lajmi.net.
Vendasit u rikthyen në lojë kur Edoardo Goldaniga barazoi për 1:1.
Por, për fitoren e Napolit u përkujdes Hirving Lozano, që realizoi në minutën e 66’.
Me këtë fitore Napoli numëron 51 pikë dhe renditet në vendin e pestë, ndërsa Genoa mbetet në vendin e 18, me 27 pikë./Lajmi.net/






















