Kosovë
Na bëhet komshi aktori i famshëm: Tom Hanks merr nënshtetësi greke, e quan këtë vend “Parajsë”

Një prej aktorëve më të famshëm amerikanë të të gjitha kohërave, Tom Hanks, ka fituar nënshtetësi greke.
Aktori i dashur Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson edhe zyrtarisht janë bërë qytetarë të Greqisë gjatë kësaj fundjave, dhe këtë e ka kumtuar kryeministri i këtij vendi Kyriakos Mitsotakis në Instagram.
Mitsotakis shpërndau një snapshot gjatë fundjavës të vetes me gruan e tij Mareva Grabowskin dhe Hanksin me Wilsonin derisa mbanin pasaportat e reja, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
Çifti hollivudian ka kaluar shumë pushime në Greqi dhe kanë në pronësi ishullin e Antiparosit.
“Kam qenë helen për pjesën më të madhe të këtyre 32 viteve,” iu tha Hanks reporterëve në ndarjen e çmimit Globe Awards të këtij viti. “Greqia është parajsa… kam qenë anë e mbanë botës, kam qenë në vendet më të bukura të botës, asnjë nuk është si Greqia.”



















