Kosovë
Musliu e PDK-së ironizon me ministrin Zemaj: Për shkak të arritjeve të tij superiore, sot nuk na u mat temperatura në Kuvend

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ironizuar me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, duke e quajtur ‘arritje superiore në shëndetësi’, konkludimin e ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj, i cili dje u tha disa deputetëve se ‘po dalloheni në sy që keni simptoma të koronavorusit.
“E përgëzoj ministrin e Shëndetësisë I cili tashmë ka arritur ti identifikojë personat e prekur me koronavirus. Për shkak të arritjeve të tij në shëndetësi, sot po mungon edhe ekipi shëndetësor në hyrje të Kuvendit, pasiqë na kanë lënë të hymë në Kuvend pa na e matur temperaturën”, tha Musliu./Periskopi/





















