Connect with us

Kosovë

Mungojnë barnat për trajtimin e pacientëve me coronavirus, familjarët thonë se çdo ditë i blejnë ato

Publikuar

Disa barna të domosdoshme për trajtimin e pacientëve me COVID mungojnë në qendrën e mjekësisë sportive.

Madje, nuk ka as ilaçe që janë në listën esenciale.

Ato po duhet t’i blejnë familjarët nga 2-3 herë në ditë me përshkrimin e mjekut.

Një familjar i një prej pacientëve të prekur me coronavirus ka thënë se i blejnë barnat çdo ditë.

“Paradite edhe pasdite dalin na japin raportet për barnat, pastaj na i blejmë dhe ua japim”, thotë një nga familjarët për Klan Kosova

Ai thotë se përkundër vështirësive ekonomike duhet t’i blejnë që të shërohen familjarët që i kanë të shtrirë.

“Patjetër duhet me i ble duhet, nëse duam ta shohim prapë njeriun që e kena pru”, tha ai.

Edhe vet pacientët që janë të hospitalizuar thonë se ua blejnë familjarët barnat.

“Do ineksione  i kena ble”, thotë një nga personat e prekur me coronavirus që është e shtrirë në spital.