Sport
Mourinho ‘egjeli’ i Arsenalit, statistikat fantastike të tij përballë Topçinjëve

Tottenham triumfoi përballë Arsenalit me përmbysje 2:1 në stadiumin e vet – takim i cili u vendos nga një gol i Toby Alderweireld nëntë minuta para fundit, transmeton lajmi.net.
Menaxheri portugez është përballuar 10 herë me Arsenalin (duke llogaritur kohën që drejtonte Chelsean dhe Manchester Unitedin) si vendas dhe nuk ka pësuar asnjë humbje.
Me ekipet që ka drejtuar, Mourinho ka arritur të fitojë gjashtë herë dhe ka barazuar katër herë në ndeshjet ku skuadrat e Special One ishin si vendas. /Lajmi.net/






















