Connect with us

Sport

Moto GP: Nuk nis mirë sezoni për kampionin Marquez, Quartararo i Yamaha fiton garën hapëse

Publikuar

Grand Prix i Spanjës ka shënuar garën hapëse të sezonit në Moto GP, me Fabio Quartararo të Yamaha që ka fituar këtë garë, shkruan lajmi.net.

Sezoni nuk ka nisur mirë për kampionin në fuqi, pilotin e Honda, Marc Marquez i cili kur po printe garën në xhiron e pestë doli nga pista, pas një lëshimi të vogël.

Marquez arriti të rikthehej ngadalë në garë, duke prekur zonën e podiumit, por ai u përplas përsëri në po të njëjtën kthesë, për të dalë kështu nga gara. Piloti u ngrit në këmbët e tij, duke mos pasur probleme, por humbi garën.

Gara nuk eci mirë as për ikonën Valentino Rossi, i cili u tërhoq qysh pas 19 xhirove.

Kështu, Grand Prix i Spanjës i takon pilotit të Yamaha, Fabio Quartararo, i cili u përcoll nga Maverick Vinales dhe Andrea Dovizioso. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK