Connect with us

Sport

Moto GP, kualifikueset e Grand Prix të Spanjës: Quartararo në ‘pole-position’, Marquez niset nga pozita tre

Publikuar

Pistat e Spanjës kanë parë sot ‘Mbretin’ e tyre Marc Marquez teksa u la pas dy pilotëve, shkruan lajmi.net.

Kampioni në fuqi ka arritur vetëm kohën e tretë më të mirë në këto kualifikuese, bërë kështu që në garën e nesërme të niset nga pozita e tretë.

Më i shpejti në këto kualifikuese dhe ai që niset në ‘pole-position’ është befasia e këndshme e vitit të kaluar, i riu Fabio Quartararo.

Mbetet të shihet nëse kampioni Maqruez me Hondan e tij mund të përmbysë renditjen dhe të fitojë garën e parë të këtij sezoni në Moto GP. /Lajmi.net/