Kosovë
Molliqaj – Imer Mushkolajt: Ke qenë në LDK, ke negociuar me Haradinajn për t’u bërë pjesë e AAK-së

Debat i ashpër po zhvillohet në TVDukagjini, mes Dardan Molliqajt dhe Imer Mushkolajt.
Molliqaj ia ka përmendur analistit Mushkolaj kohën kur ka qenë në LDK.
Ti ke qenë në LDK, a po?
“Unë te forumi rinor i LDK-së kam qenë gjatë shkollës së mesme”, thotë Mushkolaj.
“Ti ke negociu me hi në AAK”, ka thënë Molliqaj.
“Pse ke negociu, a janë hajna? A ke negociou me PDK-në? Je zhurmaxhi i debateve”, ka thënë Molliqaj, përcjell Periskopi.





















