Connect with us

Sport

Mkhitaryan: Roma duhet të përmirësohet mentalisht

Publikuar

Anëtari i Romës, Mkhitaryan, beson se skuadra qëndron mirë në aspektin teknik dhe me kualitet, por duhet përmirësuar në sfera të tjera.

Sipas armenit, romakët po ngecin në aspektin mental dhe aty duhet nisur menjëherë përmirësimet.

“Mendoj se kemi luajtur më mirë në ndeshjet e kaluara. Ishte humbje e pamerituar gjithsesi. Provuam gjithçka”, ka thënë Mkhitaryan, transmeton lajmi.net.

“Pas barazimit 1:1 ne kishim shansin por nuk konkretizuam. Mund të përmirësohemi në ndeshjet tjera nëse jemi të fortë mentalisht”, ka shtuar armeni.

Roma tashmë ka humbur vendin e pestë në tabelë, duke ia lënë atij pikërisht Napolit që kishte mbrëmë përballë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK