Connect with us

Kosovë

Mjeku shqiptar: Austrinë po e infekton Ballkani, kryesisht turistët nga Kosova e Maqedonia

Publikuar

Mjeku, Arben Kuçani tha se rastet pozitive me koronavirus në Austri po rriten vazhdimisht.

Sipas tij, Austrinë po e infekton Ballkani ku kryesisht janë turistët nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Ai thotë se numri i turistëve nga Shqipëria ishte i ulët por Austria u detyrua që të mbyllë sërish kufijtë për të parandaluar përhapjen.

“Lejimi i pushimeve solli dhe lëvizjen e njerëzve. Këtu në Austri koronavirusi po vjen nga Ballkani, kryesisht nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova ndërsa nga Shqipëria nuk ka shumë. Të gjithë mezi kanë pritur të mbarojnë shkollat dhe të vijnë me pushime. Kjo gjë detyroi shtetin austriak që të mbyllë kufijtë. Maska është e domosdoshme por në një ambient të mbyllur me familjarët e tu është e pamundur ta mbash apo me njerëz që njeh prej kohësh. Maska më tepër, në Austri marr si shembull përdoret në supermarkete apo në zyrat shtetërore, apo kisha. Efekti i saj nga njëra anë është psikologjik në një kohë që dihet që një autobus plot me njerëz disa e mbajnë maskën e disa jo, ata që nuk e mbajnë janë më të rrezikuar”, ka thënë Kuçani për Ora News.

NA NDIQ NË FACEBOOK