Connect with us

Sport

Milani superior ndaj Bologna, shënon pesë gola për tri pikët

Publikuar

Skuadra e udhëhequr nga Stefano Pioli ka shënuar fitore bindëse kundër Bologna, duke triumfuar me rezultatin 5:1, shkruan lajmi.net.

‘Rosoneri’ zhbllokuan rezultatin qysh në minutën e 10’, kur Alexis Saelesmaekers gjeti rrugën e golit.

14 minuta më vonë, në skenë u shfaq Hakan Calhanoglu, i cili dërgoi topin në rrjetë për të dyfishuar epërsinë.

Para fundit të pjesës së parë, në minutën e 44’, Bologna reagoi duke ngushtuar rezultatin në 2:1, falë golit të Takehiro Tomiyasu, shkruan lajmi.net.

Por, kjo ishte krejt çka Bologna tregoi. Kurse, Milan shënoi edhe triherë të tjera në pjesën e dytë, fillimisht me Ismael Bennacer në minutën 49’ dhe pastaj me Ante Rebic për 4:1 në minutën e 57’.

Rezultatin final të këtij takimi e vendosi Calabria, i cili gjeti rrugën e golit në minutën e 92′, pas një dalje të mirë të Milan nga krahu i djathtë.

Me këtë fitore, Milan shkon në kuotën e 56 pikëve për pozitën e gjashtë në tabelë. Bologna në anën tjetër ka 43 pikë për pozitën e 10-të. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK