Sport
Milan shkëlqen përballë Sampdorias, siguron Ligën e Evropës

Milan e nisi mirë takimin, duke shënuar që në minutën e 4’, me anë të Zlatan Ibrahimovic, shkruan lajmi.net.
Në pjesën e dytë, ‘Rossonerët’ vazhduan me të njëjtën ritëm, por duke shtuar numrin e golave.
Hakan Calhanoglu në minutën e 52’, dyfishoi epërsinë, para se Zlatan Ibrahimovic të shënonte për 0-3, në minutën e 58’.
Golin e vetëm për vendasit e shënoi Kristoffer Askildsen, në minutën e 87’.
Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi Rafael Leao, duke shënuar në minutën e 92’, për 1:4.
Me këtë fitore, Milan numëron 64 pikë, duke siguruar pozitën e gjashtë./Lajmi.net/






















