Connect with us

Lajme

Mickoski thotë se LSDM u ka ofruar para dhe amnisti disa deputetëve të VMRO-së

Publikuar

Kreu i VMRO-së, Hristijan Mickoski sonte në televizionin Sitel tha se njerëz që janë paraqitur në emër të LSDM-së u kanë ofruar privilegje, para dhe amnisti deputetëve të VMRO-DPMNE. E gjithë kjo, sipas Mickoskit, vjen që deputetët të shkojnë në taborin tjetër por kjo është refuzuar nga ta.

“Deputetëve tanë ju vinë njerëz që paraqiten në emër të LSDM-së, ofrojnë privilegje, para, amnisti. Kjo është shkelje brutale. Kjo është e ardhmja që na e ofron LSDM”, tha Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mickoski tha se një përpjekje e tillë për të blerë deputetët ka për qëllim që të shkel vullnetin e qytetarëve në këto zgjedhje.

Në lidhje me koalicionin eventual më të gjerë ai theksoi se përvoja në Maqedoni thotë se ato Qeveri nuk kanë funksionuar dhe se kjo u nevojitet qytetarëve.

NA NDIQ NË FACEBOOK